AKTUALITET, 13 Mars 2020, 15:58

Serbi, 31 raste me koronavirus, një pacient është në gjendje kritike

Serbi, 31 raste me koronavirus, një pacient është në gjendje

Serbia deri më tani ka identifikuar 31 raste me koronavirus, tha të premten ministria e shëndetsisë.

Disa qindra njerëz u testuan për koronavirus gjatë natës deri të premten, shtatë prej tyre ishin pozitivë.

Ministria serbe e shëndetësisë tha të enjten se një pacient është në gjendje kritike.

Gjithashtu të goditur nga koronavirusi në Gadishullin Ballkanik janë Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia dhe më tej.

Ndërkohë, Kosova dhe Mali i Zi mbeten të vetmet vende që nuk kanë raportuar ende asnjë rast.