TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, siç e ka bërë zakon të veprojë në çdo ngjarje të rëndësishme në këtë vend, ka nisur një fushatë për të rrëmbyer protagonizëm maksimal dhe për të kaluar në audience edhe vetë koronavirusin dhe hallin e madh që na ka rënë. Shefi i qeverisë, ka mbirë në telefonat e njerëzve, në televizione, rrjete sociale, në çdo mjet dhe pajisje që ka dhe transmeton valë.
Edhe sot, me anë të një video selfie nga vila e tij në Surrel, mes kakarisjeve të pulave kryeministrore, Rama dha një mesazh për popullin, që të mos dalë nga shtëpia dhe sqaroi se masat do të pëshkallëzohen.
"Masat do të përshkallëzohen dhe duhet të ndani mendjen që nuk mund t’i shkelni. Ja ku jam dhe unë në shtëpi, në ballkon, se nuk ka ofiq që mbron. Po kaloj me Zahon kohë që se kam kaluar dot më herët", tha Rama në video selfie.
Këto veprime maniake të kryeministrit, që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes nën moton "më shihni vetëm mua" dhe "shyqyr që më keni mua", kur vendi përballet me një virus vdekjeprurës, janë të paprecedenta dhe nuk shfaqen në sjelljen e asnjë lideri perëndimor, europian, kinez, apo ndoshta edhe jashtë-planetar, nëse ka qeveri dhe kryeministra, në planete që nuk janë zbuluar ende.
I pandalshëm në rrugën e tij, Edi Rama, pasi detyroi kompanitë telefonike të gjunjëzohen para propagandës së tij, po i bën popullit një presion psikologjik që rrezikon të lërë me trauma shumë persona, të cilët nuk kryejnë dot asnjë telefonat pa dëgjuar më parë, zërin e tij, këshillat mjekësore dhe gjuhën e shthurur ndaj mediave.
/TPZ.al/