TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-prokurori Tom Deda ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Administrative për t'u bërë pjesë e procesit si palë e tretë. Pas një tërheqjeje prej 20 minutash të trupës gjykuese për të shqyrtuar kërkesën, seanca rinisi dhe ish-prokurori hyri në sallë.
Në pretendimet e tij, Deda thotë se emërimi i Dados përkon me kohën kur ai u shkarkua.
Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim, duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dadon. Por përkon periudha kohore.
Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?
Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon.
Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.
Replikat
Dedaj: Më hoqën mua si prokuror dhe vunë Ols Dadon. Kurrë nuk e mora vesh për çfarë jam hequr. Unë e kam hapur një vend atje në mënyrë të paligjshme. Përkon kokë më kokë.
Gjyqtari: Nëse Ols Dado shkarkohej nga detyra, ti çfarë interesi ke?
Dedaj: Do të vendosej ligji në vend. Një veprimtari që merr në qafë njerëzit e tjerë.
Gjyqtari: Çfarë të lidh me aktin.
Dedaj: Më hoqën për mospëmrbushje detyrash. Ina Rama më ka shkarkuar apostafat. Nëse hiqet nga detyra, do kërkoj dëmshpërblim. Unë s’e kam marrë vesh për çfarë më hoqën, do ishte fantastike… Ja ta tregoj unë interesin tim. Zinxhiri i personave që kanë marrë pjesë në këtë veprimtari kriminale, sot janë në postet më të larta të shtetit. I kam shkruar unë aty. Mora rrogën kur më riktheu në punë Gjykatën e Lartë. Isha ndër prokurorët me rezultatet më të mira në punë, s’di pse më hoqën. Interesi personal është i pari.
Gjyqtari: Nëse shkarkohet Ols Dado çfarë interesi ke ti?
Dedaj: Do dilte arsyeja përse më ka hequr mua.
Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Kërkesa e ish-prokurorit duhet pranuar. Duhet të jetë i legjitimuar në proces.
Erion Veliaj: Si kryetari i Bashkisë Tiranë, paditësi e ka adresën në Tiranë, është qytetar i Tiranës, besoj të legjitimohet si qytetar. Po flas në emër të bashkisë, duke qenë se ky shtetas ka informacion që Ols Dado është paguar për t’u përdorur për rastin Veliaj, kjo ka interes. Dua të di sa është paguar Ols Dado. Duke qenë se po na kontrollohen edhe lodrat e fëmijëve te shtëpitë e gjyshërve. Si kryetar i bashkisë, kërkoj që zotëria të legjitimohet dhe të na tregojë sa është paguar Ols Dado për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë.
Dedaj: Ore këta njerëz janë në punë sot. Këta janë kamikazët e sistemit. Kur vendosi Gjykata e Lartë, s’më morën në punë. Si e gjetën vendin për Ols Dadon. Është një bosht i mirëmenduar kriminal, do doja të vendosej drejtësi.
Edhe për këtë kërkesë, avokati i Ols Dado kërkon rrëzimin nga gjykata.
