BALLKAN, 12 Korrik 2018, 14:24

Rusia ‘kërcënon’ Greqinë, gati bllokimi i marrëveshjes së emrit me Maqedoninë

Rusia ‘kërcënon’ Greqinë, gati bllokimi i

Moska nuk do të mjaftohet me dëbimin e diplomatëve grekë nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Athinës, por ka paralajmëruar se do të bllokojë në Këshillin e Sigurimit marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.

Sipas mediave greke, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, kanë zhvilluar një telefonatë të tensionuar, ku ky i fundit i ka treguar Lavrovit vijat e kuqe që Athina nuk lejon të tejkalohen, duke folur për vende të treta që janë angazhuar në sabotimin e marrëveshjes së emrit me Maqedoninë.

Sipas mediave greke, Lavrov ka thënë se Rusia do të bllokojë marrëveshjen në Këshillin e Sigurimit të OKB, por Kotzias i është përgjigjur se marrëveshja është transparente dhe nuk mund të ndalet.

Dje, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së NATO-s morën vendimin e tyre për Maqedoninë, që kjo e fundit t’i bashkohet aleancës, me kushtin që të finalizojë të gjitha procedurat e brendshme që kanë të bëjnë me marrëveshjen për emrin.