TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zhduket gazetari serb Stefan Cvetkoviç nga Bela Crkva.
Sipas autoriteteve serbe ai nuk ka kontaktuar me familajrèt qè nga mbrëmja e së mërkurës.
Gazetari Cvetkoviç, ishte i njohur për hulumtimin e shumë aferave, kohèt e fundit po merrej me hetimin rreth vrasjes sè politikanit lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.
Policia tha se makina e tij është gjetur me derën e hapur e drita të ndezura. Ka qenè ky njè fakt i cili ka ngritur nè alarm policinè.
Disa herë gjatë viteve të fundit, ai është ankuar për kërcënime lidhur me hulumtimet e tij.
Në muajin shkurt në Beograd ai organizoi një konferencë me gazetarë në të cilën publikoi fotografitë e personave, që sipas tij, ishin të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, ndërsa pohoi se atentati ndaj tij ishte paguar me 40 mijë euro.