TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Matjani, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30. I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj, konfirmoi se autoritetet i janë përgjigjur rastit të një vdekjeje të dyshimtë dhe se ekipet përkatëse janë në terren.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren konfirmoi se bëhet fjalë për ish-prokurorin dhe se rasti është raportuar nga anëtarët e familjes së tij.
“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.