AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 12:29

Rudina Hajdari mbështet Sorecën: Na duhen rezultate, ambasadori foli qartë!

Rudina Hajdari mbështet Sorecën: Na duhen rezultate, ambasadori foli


Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari ka komentuar deklaratën e ambasadorit Luigi Soreca, i cili bëri thirrje për dialog mes qeverisë dhe opozitës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hajdari thotë se duhet një përpjekje që axhenda e vendit të jetë tek rezultatet dhe jo tek fuqia e palëve që ulen në tryezë.

Komenti i plotë i Hajdarit:

Kemi nevojë për një axhendë të drejtuar nga rezultatet dhe nuk flasim, flasim, flasim se kush është njeriu më i madh në dhomë.

Deklaratë shumë e qartë nga @LSorecaEU për zbatimin e reformës së drejtësisë, dialog për #reformën elektorale dhe një rekord në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë blerjen e votave.

Reagimi i Rudina Hajdarit vjen pak orë pasi ambasadori i BE, Luigi Soreca lëshoi thirrjen e BE për dialog urgjent, deklaratë kjo që ka sjellë acarimin e presidentit Ilir Meta, i cili në një letër publike i ka drejtuar disa pyetje Sorecës, ku ndër të tjera vë theksin tek qëndrimi i ambasadorit në raport me përpjekjet e presidentit për të vënë dialogun.