TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 302 mostra, ku 52 raste janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: Prizreni 15 raste, Prishtina 13 raste, Mamusha 6 raste, Fushë Kosovë 5 raste, Vushtrri 4 raste, Gjilan 3 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.
Autoritetet kosovare raportojnë se janë shëruar 39 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1.108 raste.
Gjithsej që prej shkurtit janë testuar 22.133 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej pozitivë 2.268 raste, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 38, ku disa prej tyre kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 9.268.966 raste të COVID-19 dhe 476.376 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.