AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 21:16

Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Berat, mes të infektuarve një mësues dhe dy mjekë

Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Berat, mes të

Gjatë 24 orëve të fundit në Berat janë konfirmuar 41 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 501 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qark.

Sipas ABC News, mes rasteve të reja me Covid janë një mësuese në fshatin Karkanjoz dhe dy mjekë.

Sipas informacioneve pozitiv me Covid është konfirmuar një mjek në qendrën shëndetësore Nr 2 dhe një mjek neurolog në spitalin në Berat.

Ndërkohë këtë të martë në vendin tonë janë konfirmuar 694 raste të reja dhe kanë humbur jetën gjashtë pacientë.