AKTUALITET, 5 Maj 2020, 17:07

Rregulla të reja, nëse doni të ndryshoni ngjyrën e makinës mund të merrni gjobë

Rregulla të reja, nëse doni të ndryshoni ngjyrën e

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar ditën e sotme se do të ketë gjoba për ata që bëjnë ndryshime në automjetin e tyre pa marrë fillimisht autorizim.

Gjobat variojnë nga 10 mijë lekë në 20 mijë lekë të reja për ndryshime që përfshijnë ngjyrën, motorin apo shtimin e impiantit të gazit.

“Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)!”, njofton DPSHTRR.

Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë

-të ngjyrës

-kutisë së shpejtësisë

-të tjera me procedurë të lehtësuar

Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë

-të motorit

-të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)

-të karrocerisë

-të tjera me procedurë normale

https://www.facebook.com/dpshtrr.gov.al/posts/1322349341307620