LIFESTYLE, 24 Gusht 2020, 10:16

“Më kanë lumtuar për ditëlindje e më kanë shkelur më pas në çdo ditë të jetës”, Flori me zemër të thyer: S’kam patur kurrë pritshmëri…


Kantautori Flori Mumajesi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 38-të, duke marrë shumë urime nga kolegë dhe ndjekës.

Flori ka postuar në rrjetin social instagram një foto ku shkruan: Ju do Flori! Faleminderit të gjithë atyre që me zemër nga zemra më kujtuan dhe uruan– shkruan Flori duke marrë mijëra pëlqime dhe komente.

Mirpo kantautori nuk është ndalur me kaq duke bërë dhe një postim në InstaStory ku shfaqet me zemër të thyer në reshtat që shkruan mbi një foto që duket me kokën ulur.

Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time!  Kurrë… Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës! REFLEKTIM”- shprehet Flori i zhgënjyer.