LIFESTYLE, 21 Nëntor 2020, 09:02

Risia më e re: Messenger do t’iu njoftojë nëse dikush e bën “screenshot” bisedën


Messenger ka prezantuar për përdoruesit risinë më të re.

Tashmë të gjithë adhuruesit e këtij aplikacioni do të kenë mundësi të kuptojnë nëse dikush i ka bërë “screenshot” bisedën.

Mënyra se si funksionon:

Mesazhet zhduken pasi i shihni dhe dilni nga biseda. Për ta aktivizuar këtë funksion, thjeshtë hyni në një bisedë, rrëshqisni lartë dhe ja, keni aktivizuar metodën e zhdukjes.

Për ta ç’aktivizuar këtë funksion, thjeshtë rrëshqisni përsëri lartë dhe do të ktheheni në bisedë të rregullt. Në fund, Messenger do t’iu njoftojë nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën.