TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë në fund të Tetorit, një djalë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpeshherë kanë ndarë disa dedikime romantike për njëri-tjetrin.
Ndërkohë, së fundmi ka qenë Eduarti i cili ka publikuar një fotografi të veçantë krah moderatores. Arbana shfaqet e veshur si një malësore, ndërsa mban dhe një shami të bardhë në kokë. “Fshatarja ime”, ka shkruar partneri i saj krahas fotos.
Dyshja janë të pranishëm në festën e ditëlindjes së Bes Kallakut. Ndërkohë, fotoja ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar në komente, ku bie në sy ajo çfarë ka shkruar njëri prej tyre: “Tamam nuse me tradita Arbana. Por fshati nuk do të çarat e fundit.”