TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Është kthyer në vendin që i përket, është kthyer në shtëpi”. Me këtë postim, të shoqëruar nga një video, Parma zyrtarizoi rikthimi e Gigi Buffon me fanellën e verdhebluve pas 26 vitesh. Portieri 43-vjeçar firmosi një kontratë për dy vitet e ardhshme me klubin në të cilin është rritur, për t’u kthyer te skuadra që e bëri të debutonte në Serinë A kur ishte vetëm 17 vjeç, në 19 nëntorin e vitit 1995, kundër Milanit.
Videoja e Parmës ka motivet e një filmi fantastiko-shkencor, të titulluar: “Rikthimi i Supermenit”. Në fund shihet personazhi misterioz të heqë kapuçin për të zbuluar identitetin. Wshtë Buffon, që, në telefon me pronarin e Parmës, thotë: “Ok, Kyle, jam gati!” Dhe Krause i përgjigjet: “Mirë se u ktheve në shtëpi!” Në fund, ajo e Buffon është një zgjedhje zemre, vendosi për Parmën e tij, me objektivin për ta rikthyer menjëherë në Serinë A.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2021/06/Superman-Returns.mp4"][/video]