LIFESTYLE, 9 Shkurt 2019, 13:47

Reperi Cadet ndërron jetë rrugës për në koncert

Reperi Cadet ndërron jetë rrugës për në koncert

Reperi Cadet ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Mjeti ku po udhëtonte reperi u përplas ndërsa ky i fundit po shkonte në koncert në Staffordshire.

Familja e reperit njoftoi lajmin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet po ndajmë me ju një lajm të trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka vdekur,”-shkruhet në njoftim.

Në një deklaratë për Radio 1 Newsbeat, menaxheri i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi.

Ai ishte rrugës për në Keele University ku do performonte.

“Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferët e dy automjeteve, një 36-vjeçar nga Stoke-on-Trent dhe një 22 vjeçar nga Crewe, u dërguan në spitalin e Royal Stoke University me lëndime të rënda.

Tre pasagjerë të tjerë në Toyota u dërguan në spital,”-raportoi policia.