TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një adoleshent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpërblyer nga Apple pasi ka zbuluar një të metë në sistemin e sigurisë në aplikacionin “FaceTime” të Apple.
Kompania amerikane nuk ka saktësuar se çfarë dhurate i ka bërë 14-vjeçarit Grant Thompson, por besohet se ka paguar për shkollën e tij, raporton BBC.
Adoleshenti kishte zbuluar se mund të përgjonte personat që iu shkonte thirrja n FaceTime për bisedë në grup, edhe nëse këta të fundit nuk e kishte pranuar ende telefonatën. Apple e konsideroi serioze këtë element të sigurisë së këtij aplikacioni, saqë çaktivizoi opsionin e bashkëbisedimit në grup mes disa personave në FaceTime.
Ndërkohë që ka filluar një hetim për këtë mosfunksionim dhe ka nisur rregullimin e saj. Mediat amerikane raportojnë se ky problem po diskutohej fillimisht vetëm në rrjetet sociale dhe askush nga kompania nuk po e merrte seriozisht.
Ndërsa në Janar, Apple u paralajmërua nga 14-vjeçari Grant dhe mamaja e tij për këtë defekt. Tashmë, gjigandi amerikan i teknologjisë i ka ofruar adoleshentit një shpërblim të kënaqshëm.