AKTUALITET, 19 Gusht 2020, 17:11

Rekordi i ri me raste pozitive, 158 të infektuar në 24 orët e fundit

Rekordi i ri me raste pozitive, 158 të infektuar në 24 orët e

ISHP ka kofirmuar edhe sot shifra të larta të prekurish nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 158 raste të reja, 81 prej të cilave janë në Tiranë.

Ndërkohë, ahpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore në rrethet e tjera është si vijon: 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.

Gjithashtu raportohet për 2 pacientë që kanë humbur jetën, ndërsa 101 të tjerë janë të shtruar në spital. Nga këta, 17 janë në shërbim intensiv, kurse 4 të intubuar.

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 persona.

STATISTIKA

COVID-19 – Statistika (19 Gusht 2020)

Testime totale 52724

Raste pozitive 7812

Raste të shëruara 3928

Raste Aktive 3650

Humbje jete 234 (Qarku Tiranë 116, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1913

Durrës 469

Shkodër 294

Fier 170

Lezhë 156

Korçë 147

Vlorë 144

Kukës 113

Elbasan 103

Berat 59

Gjirokastër 43

Dibër 39