AKTUALITET, 19 Korrik 2020, 18:40

Rastet e reja në Fier, dalin pozitivë gjashtë punonjës të Kadastrës

Rastet e reja në Fier, dalin pozitivë gjashtë punonjës

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot shtatë raste të reja në Fier. Rastet e reja janë një grua që u dërgua në spital te premten dhe gjashtë punonjës të Kadastrës.

Mësohet se, gruaja tregton veshje në një dyqan në qendër të Fierit. Ndërkaq, punonjësit e Kadastrës janë kontakte të kolegut të tyre në Kadastër.

I pari u konfirmua disa ditë më parë, pasi kishte qenë në një festë.