TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më në fund duket se Lombardia po gjen qetësi nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në rajonin më të prekur nga COVID-19 në Itali nuk është shënuar asnjë i vdēkur.
Kjo nuk ndodhte që prej 22 shkurtit kur dhe nisi pandemia e koronavirusit në Itali. Ndërsa rastet e reja me COVID-19 në këtë rajon janë 33 persona nga 7.039 tamponë të kryer me simptoma të lehta dhe disa të tjerë të dalë nga testet serologjike.
Ndërsa në terapi intensive janë të shtruar 22 persona dhe gjithsej në spitale 148. Deri tani në Lombardi numërohen 95.491 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë 16.788.