AKTUALITET, 29 Shtator 2020, 08:38

Vijon edhe gjatë natës lufta Azerbajxhan-Armeni


“Luftimet kanë vazhduar edhe gjatë natës midis Azerbajxhanit dhe enklavës së tij etnike malore armene të Nago-Karabakut”, tha sot ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Këto luftime janë vazhdë e konfliktit armeno-azer, që ka shumë dekada që zgjat, raportojnë mediat e huaja.

Ministria tha në një deklaratë se forcat kundërshtare u përpoqën të rimarrin tokën e humbur, duke shënuar kundërsulme në drejtimet e Fuzuli, Cebrayil, Agdere dhe Terter.

Armenia e Azerbajxhani kanë disa ditë që luftojnë me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë, disa ushtarë kanë ndërruar jetë.