AKTUALITET, 19 Shtator 2021, 19:37

Aksident i trefishtë në Thumanë, plagosen rëndë dy shoferë (EMRAT)

Aksident i trefishtë në Thumanë, plagosen rëndë dy

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë.

Mësohet se ka qenë një ‘BMW’, e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita që me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar.

Ai ka përplasur dy mjete të tjera, "Benz"-in i drejtuar nga 61-vjeçari Bashkim Qira dhe "Volkswagen"-in, i drejtuar nga Kristina Allko.

Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.