AKTUALITET, 14 Shtator 2021, 18:52

Rama përcjell Merkelin: Shpresoj që të na vizitosh kur të jesh totalisht e lirë

Rama përcjell Merkelin: Shpresoj që të na vizitosh kur të

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë kancelaren gjermane Angela Merkel në aeroportin e Rinasit, ku edhe ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër me të. Merkel duke iu drejtuar Ramës, tha se gjithçka shkoi mirë, ndërsa shtoi se shpreson ta takojë Ramën në Slloveni. Ndërkohë Rama e ka ftuar kancelaren gjermane që të vizitojë Shqipërinë kur të jetë e lirë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Gjithçka në rregull?

Merkel: Cdo gjë është në rregull.

Merkel: Tani, shpresoj të takohem në Ljubljanë, Slloveni.

Rama: Shpresoj që të na vizitosh kur të jesh totalisht e lirë.

Merkel: Po, por do të më shikosh fillimisht në Ljubljanë.

Rama: Po, sigurisht.

Kancelarja Merkel zhvilloi disa takime “lamtumire” në mbyllje të detyrës së saj në Ballkanin Perëndimor. Në Tiranë Merkel zhvilloi edhe një takim me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

[gallery columns="1" link="none" ids="567266,567261,567267,567268,567269,567271,567270,567272,567358,567359,567356,567357,567379,567382,567380,567383,567391,567390,567404,567403,567396,567417"]