TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ylli Rakipi, ka folur në Fax News, për ndarjen nga jeta të presidentit të kësaj media, Kasem Hysenbelliu.
Rakipi kujtoi disa prej momenteve me Hysenbelliun, që prej ardhjes së tij në menaxhimin e gazetës Panorama, deri në krijimin e televizionit Fax.
"Une e kam njohur herët Kasemin. Ardhja e Kasemit në media, ishte një ardhje e heshtur, e thjeshtë dhe pa zhurme, pa bujë. Fillimisht ka ardhur tek Panorama, si menaxher i saj. Në komunitetin tonë, hyjnë e dalin njerëz të panumërt, por janë pak ata që vijnë dhe mbeten dhe bëjnë gjëra të rëndësishme.
Kasemi erdhi kur ne bënim shtypin e shkruar. Unë atëherë drejtoja gazetën Albania, ishte një treg i vogël. Kasemi erdhi thjesht si menaxher dhe ne na mundi tek pjesa e menaxhimit të shtypit. Na mundi në mënyrë të thjesht me distribuimin, sepse Kasemi dinte të komunikonte me të gjithë, ishte mik me të gjithë.
E pamë edhe me qesëndi fillimisht, por Kasemi na mundi në kohë. Nëse Panorama u kthye në një gazetë elitare, them me bindje absolute se meritën e kishte Kasem Hysenbelliu.
Pjesa dërrmuese e pronarëve të medias, janë mitomanë, por Kasemi nuk ishte tek kjo pjesë.
Mabj mend, kur u mbyll programi, Kasemi ka qenë njeriu që më erdhi gjithmonë dhe ishte i gatshëm ta bënim programin.
Kasemi arriti të bëntë një televizion për njerëzit, avokat të njerëzve. Nuk bëri televizion gjithëlëpirës të pushtetit dhe për këtë, sot ai ka respektin e të gjithëve!
Me Kasemin kemi qene bashkë në të mira, por sidomos në të këqija, që nuk janë pak në këtë vend", tha Rakipi.
/TPZ.al/