LIFESTYLE, 19 Janar 2021, 12:26

Qytetari në Kosovë bën tatuazh fytyrën e Albin Kurtit

Një qytetar në Kosovë ka bërë një tatuazh në trupin e tij me fytyrën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Hasan Prishtinës.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, në tatuazhin e bërë në dorën e tij shkruhet “Dy liderë, një ideal”.

Kjo pasi që nga aktivistë e anëtarë të VV-së, Kurti shpesh është cilësuar si ‘Hasan Prishtina i ditëve të sotme’.

Ndërkohë Gazeta Express shkruan se shumë persona të tjerë kanë personalizuar automjetet e tyre duke i stampuar figurën e Kurtit.