LIFESTYLE, 19 Janar 2021, 12:20

Kiara Tito organizon superfestë për ditëlindje, bën bashkë miqtë e ngushtë

Kiara Tito organizon superfestë për ditëlindje, bën

Kiara Tito është një ndër personazhet më të dashur për publikun.

Moderatorja feston ditën e sotme 25-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, Kiara mblodhi në një festë gjithë miqtë e saj të ngushtë.

Moderatorja ka ndarë disa video në Instastory nga festa e organizuar në mesnatë, e cila ka sjellë pak verë në këto ditë të ftohta.

Kiara shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyra dhe plot shkëlqim, duke vënë në pah pjesën e dekoltesë.

Siç shihet dhe nga videoja, në festë nuk mund të mungonte dhe Deejay i njohur, Sardi.