AKTUALITET, 17 Maj 2021, 12:33

Qytetarët, radhë duke pritur të vaksinohen

Qytetarët, radhë duke pritur të vaksinohen


Prej 2-3 ditësh tashmë një numër i madh qytetarësh presin me orë të tëra në radhë për t’u vaksinuar tek sheshi “Skënderbej”.

Radha është e gjatë në dy tendat e ngritura në sheh. Tek njëra merren dozat e dyta të vaksinës kineze Sinovac, të cilat nuk do të përdoren më si doza të para, dhe tek tenda e dytë merren dozat e para të AstraZeneca.

Procesi i vaksinimit sot ka nisur me vonesë, ndërsa qytetarët janë shprehur se janë paraqitur shumë herët për të zënë radhën, dhe sërish druhen se nuk do mund të vaksinohen. Problemi kryesor duket të jetë mungesa e informacionit. Qytetarët që kanë marrë dozat e para, janë paraqitur në datën që u është caktuar doza e dytë, por nuk po marrin dot shërbim.