TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Klodian Tomorri
Akuzat e Ramës ndaj opozitës se po vendos fushatën para shëndetit të njerëzve me takimet elektorale, në fakt janë një hipokrizi e madhe. E vërtetë që grumbullimet e fushatës përhapin infeksionin. Por nga ana tjetër, qeveria shqiptare është e vetmja në Europë që eksperimentoi imunitetin natyral të tufës.
Dikush aty lart mori një vendim të eksperimentonte. Dhe sigurisht ky nuk ishte vendim i Mira Rakacollit me Albana Ficon.
Ishte vendim politik.
Nuk ka vend tjetër në Europë, që e lëshoi kështu situatën, me lokalet hapur, me njerëzit e ngjeshur në mjetet e transportit urban etj etj.
Italia, Gjermania, Franca, Greqia kudo janë mbyllur disa herë pas vjeshtës. Vetëm Shqipëria e lëshoi.
Këto fashat orare janë totalisht kot, sa për të thënë që ne po marrim masa. Por e vërteta është që këtu u eksperimentua imuniteti i tufës në mënyrë të heshtur.
Nuk është rastësi që Shqipëria pati rritjen më të lartë të vdekshmërisë në Europë. Dhe po imuniteti ishte strategji e mirëfilltë.
Në fund të vitit të kaluar, qeveria financoi Akademinë e Shkencave për të bërë studim, që vendi po shkonte afër imunitetit për të lehtësuar pranimin e tezës në publik.
Në qeveri gjërat nuk ndodhin asnjëherë rastësisht. Por të gjithë e panë çfarë ndodhi në dhjetor, janar, shkurt dhe çfarë po ndodh në mars.
Tani, a ishte kjo zgjedhja e duhur apo jo?
Këtë nuk e di askush. Nuk e dinë as institutet më të mira shëndetësore në botë.
Qeveria nuk e bëri këtë zgjedhje se besonte që ishte e duhura, por sepse nuk kishte para.
Do Zoti këto rëniet e infektimeve ditët e fundit të jenë sinjal se pandemia po lehtësohet.
Por nuk e përhapi opozita, infeksionin. Këtë e di dhe Rama vetë. Përhapja e infeksionit ishte strategji qeveritare sepse qeveria nuk kishte para për të mbajtur masat.