AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 17:27

Protestuesit bllokojnë rrugën Kavajë-Rrogozhinë: Të ulen çmimet e karburanteve!

Protestuesit bllokojnë rrugën Kavajë-Rrogozhinë: Të

Edhe në Kavajë kanë nisur protestat e qytetarëve, këtë herë për çmimin e lartë të karburantit.

Të gjithë protestuesit në Kavajë mbajnë veshur jelekët e verdhë.

Protesta e tyre vjen edhe në mbështetje të studentëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave të tyre.

[playlist type="video" ids="184816"]

Protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, duke kërkuar uljen e çmimit të karburantit.

Protesta sot ka pasur edhe në Shkodër dhe Lezhë.