TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në “Facebook” mbi protestën e studentëve që po zhvillohet që nga dita e djeshme në Tiranë.
Vasili shprehet se paratë duhet të shkojnë për financimin e arsimit publik dhe jo për rrugë fantazma dhe koncesione grabitqare.
Ndër të tjera ai tha se nëqoftëse nuk arrihet arsimi publik, kryeministri dhe qeveria e tij do të deklarohen si armiq të popullit.
Statusi i plotë:
Arsim publik falas me e pakta dhe behet me miliardat e koncesioneve.
Arsimi publik falas eshte detyrimi me minimal per shqiptaret, me mesimdashesit, qe mund te kene ekzistuar ndonje here.
Ky kryeminister dhe kjo qeveri kane derdhur pa ju dridhur qerpiku miliarda euro,po miliarda euro vertet, per rruge fantazma,koncesione ne shendetesi,fasada,zyra e ëc etj etj etj .
Arsimi publik falas te financohet duke ndalur keto koncesione grabitqare,qe jane kthyer ne nje hon qe perpin para’.
Neqoftese kryeministri dhe qeveria nuk bejne Arsimin Publik Falas dhe vazhdojne grabitjen dhe hajduterine e tmerrshme me koncesionet, do te thote se ata jane deklaruar perfundimisht kunder popullit, kunder te rinjve pra jane:
ARMIQ TE POPULLIT