AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 13:58

Qeveria zbythet nga protesta/ Studentët do vazhdojmë protestën

Qeveria zbythet nga protesta/ Studentët do vazhdojmë protestën

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se pranoi 4 pikat që kanë ngritur studentët në protestë prej dy ditësh. Duke folur në një mbledhje me dekanwt ajo ka folur para mediave dhe ka deklaruar se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 për provimet e mbartura. “Studentët kanë të drejtë për 4 pikat. Nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës” – u shpreh Nikolla.

Për sa i përket kërkesës së 4 të rradhitur në letrën e studentëve që iu dërgua sot Nikollës, pra për përgjysmimin e tarifës së studimit, ministrja deklaroi se do të nxitet debat mes studentëve dhe pedagogëve, por nuk është qeveria ajo që ul ose ngre tarifat e studimit.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit.

Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës” – deklaroi Nikolla në konferencë për shtyp.

Por menjwherë pas kwsaj zbythjeje të qeverisë tre orë para ultimatumit që kishin vwnë studentwt kwta të fundit nuk kanë pranuar të ndwrpresin protestwn. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë manifestimin duke deklaruar se kwrkojnë arsim falas.

“Ne nuk besojmë deeri sa ta shohim të zyrtarizuar vendimin thanë disa nga studentwt. Të tjerwt pretendojnnë se kwrkesat nuk janë plotwsuar krejtwsisht, sepse premtimi i Nikollws nuk parashikon edhe njw nga kwrkesat e tyre kryesore atë të pwrgjysmimit të tarifave. Pikwrisht pwr kwto studentwt kanw filluar tw brohorasin: “Nikolla, dil në bulevard”