AKTUALITET, 24 July 2026, 21:49

Protesta e 55-të/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.PNG

Pas fjalimeve dhe mesazheve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar protestën e tyre me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rezistenca qytetare” ka hyrë në ditën e saj të 55-të, duke u renditur ndër protestat më të gjata të zhvilluara në 35 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra, një kërkesë që pjesëmarrësit e cilësojnë si të panegociueshme.

Për 55 net me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë, ndërsa më pas kanë vijuar me marshime në akset kryesore të kryeqytetit.

Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë aksionin e tyre qytetar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.