TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pronari i Fiorentinës Rocco Commiso në një intervistë për “Corriere Della Sera” ka treguar se para se të blinte “La Viola-t” kishte konsideruar edhe Milanin.
Verën e kaluar, para se Milani të shitej të fondi Elliot Commiso, ishte interesuar për të bërë marrëveshje me “zotin Li”, asokohe pronari kinez i Milanit.
“Ishim pranë hedhjes së firmës në kontratë. Në mbrëmje, teksa prisnim dokumentet, “zoti Li”, të cilin nuk e kam parë kurrë personalisht nga afër dhe nuk kam biseduar kurrë me të, ndryshoi gjithçka. Ndryshoi bankat, konsulentët, avokatët dhe klauzolat. Më duket se në skenë hynë krejt papritur disa aktorë të rinj. Mendova se ata kishin bërë një ofertë më të mrië se e imja, por nuk ndodhi kështu. Ata humbën 500 milionë euro në një vit e gjysmë edhe pse ndoshta nuk e di të gjithë historinë”, – tha Rocco Commiso.