TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
IKMT do të nisë nesër prishjen e të tjera objekteve, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.
Aksioni do të përqendrohet më së tepërmi tek ish-Rrethrrotullimi “Shqiponja”. IKMT bën me dije se aksioni për prishjen e gjashtë objekteve do të shtrihet në dy ditë.
"Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, rifillon nesër, dt 09.01.2020, ora 6.00, prishjet në gjurmën ku do të shtrihet Unaza e Madhe. Janë planifikuar të prishen 6 objekte, nga të cilat një me shpërthim të kontrolluar, që do të realizohet një dite më pas. Objektet që do të prishen, ndodhen pranë rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës (ish Shqiponja).", - njofton IKMT-ja.