AKTUALITET, 8 Janar 2020, 17:47

Konflikti SHBA-Iran/ Mustafaj: Trump shkeli Protokollin, ndërsa Shqipëria...

Konflikti SHBA-Iran/ Mustafaj: Trump shkeli Protokollin, ndërsa

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ të News 24, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli për konfliktin Iran- SHBA, dhe tha se Shqipëria nuk është pjesë e kësaj ‘lufte’ pasi Irani ka deklaruar hakmarrje ndaj vendeve aleate të SHBA në Rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vendeve europiane.

Megjithatë Mustafaj tha se Shqipëria është vendi më i ekspozuar ndaj këtij rreziku sa i përket Ballkanit pasi ka marrë përsipër të strehojë 3 mijë muxhahedinë si dhe vitin e kaluar i dëboi një ambasador i cili ishte një figurë e lartë në shërbimin informativ të Iranit.

Ai shtoi se Presidenti i SHBA, Donald Trump shkeli Protokollin për herë të parë për një veprim të tillë duke mos njoftuar Kongresin, dhe se për këtë veprim në SHBA janë shfaqur pakënaqësi pavarësisht se u vra një gjeneral iranian si Qasem Soleimani. Kurse përgjigjen e Iranit ndaj bazave amerikane në Irak, Besnik Mustafaj i cilësoi si një kundërërgjigje sa për ‘sy e faqe’ dhe jo një kundërpërgjigje serioze.

“Situata është shumë serioze. Pavarësisht vizionit të liderit fetar Khomenei, është një iluzion sepse nuk është një emër konkret. Shqipëria nuk është pjesë e këtij cikloni por Shqipëria si pjesë e NATO apo organizatave të tjera duhet të jetë shumë e shqetësuar dhe e kujdesshme", tha Mustafaj.