TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Kitaroviç do të mbajë një fjalim të enjten në Kuvend para deputetëve shqiptarë.
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë kësaj jave. Kitaroviç do të vijë në kryeqytetin shqiptar ditën e enjte, ku është parashikuar që të mbajë edhe një fjalim në Parlament para deputetëve.
Kitaroviç do të takojë krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim edhe në samitin e NATO-s, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Presidentja kroate u mediatizua në rajon dhe Evropë gjatë kampionatit botëror të futbollit Rusi 2018. Kitaroviç u konsiderua si një nga politikanet më mbështetëse ndaj një ekipi, në këtë rast, ndaj ekipit kroat.