AKTUALITET, 17 Korrik 2018, 11:39

S’ka dëftesa për 420 mijë nxënës, Lindita Nikolla i dredhon përgjegjësive

S’ka dëftesa për 420 mijë nxënës, Lindita Nikolla

Për mungesën e dëftesave për 420 mijë nxënës në përfundim të vitit shkollor, Lindita Nikolla u paraqit në Komisionin e Medias dhe të Arsimit. Në vend të jepte shpjegime për tenderin e dështuar të dëftesave, Nikolla tha se akuzat ishin një shpifje dhe se do të ankohej tek Arta Marku, pra në prokurori.

Shkak për konfliktin në komisionin e Medias dhe të Arsimit u bë edhe pyetja provokuese e Albana Vokshit:

Vokshi: A ndiheni e turpëruar që keni mashtruar për dëftesat e arsimit parauniversitar? Duhet t’i kërkoni ndjesë të gjithë fëmijëve dhe prindërit për mashtrimin e bërë. Keni shpërdoruar detyrën duke mos u siguruar dëftesat në kohë.

Nikolla: Nuk kercenoj njeri. Nuk është në etiken time. Ju sa herë që flini, keni mungesë etike. Do t’i shkoj deri ne fund ne organet e drejtësisë te gjitha akuzave ndaj meje. Iu jam përgjigjur të gjithë nxënësve dhe prindërve. Gënjyet kur thate qe dëftesat do shpërndahen ne shtator. Ndarja e dëftesave është një proces që ka nisur. Te gjitha përgjegjësitë e mia do t’i zhvilloj ne prokurori. Për ata qe duan te studiojnë jashtë shteti është zgjidhur problemi.

Vokshi: Ne kemi shqetësimin e prindërve dhe fëmijëve që nuk i kanë marrë dëftesat dhe nuk mund të transferohen në shkolla të tjera. Më shpjegoni me shumë qetësi pse ne vazhdojmë të marrim mesazhe nga prindërit….

Nikolla: Përsëris edhe njëhërë falenderimin për një moment shumë të rëndësishëm të ligjit. Zonja kryetare nuk do të çuditesha nëse do ta fillonit ndryshe këtë mbledhje, sepse mungesa e etikës ju karakterizon dhe unë do të përgjigjem me Linditën etike: Do t’i shkoj deri në fund akuzave që janë bërë ndaj personit tim. Kjo është zgjidhje e një partie që ka humbur çdo kauzë. I jam përgjgijur në kohë maturantëve që u duhen çertifikatat dhe diplomat për jashtë shtetit. Ju gënjyet kur thatë se dëftesat do të shpërndahen në shtator, sepse procesi ka nisur….

Vokshi i tregon mesazhet: Ja ku thuhet se dëftesat do të shpërndahen në shtator sepse nuk kanë ardhur. Kemi mesazhet dhe u kemi hequr emrat e mësuesve që të mos u bëni keq. 420 mijë fëmijë janë pa dëftesa. Mësuesit prishën pushimet në shkelje të kontratës dhe i përcollën prapë se nuk kishte dëftesa. Nuk mund të vini këtu të kërcënoni opozitën për pazaret tuaja. Tenderin kishit dy muaj kohë që duhet ta kishit përfunduar.”