AKTUALITET, 14 Janar 2021, 17:10

Presidenti Erdogan vaksinohet "live" kundër COVID-19

Presidenti Erdogan vaksinohet "live" kundër COVID-19

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, vaksinohet kundër COVID-19. Si shumë liderë të tjerë në botë edhe Erdoğan ka zgjedhur të marrë injeksionin para kamerave.

Erdogan bëri vaksinën në spitalin e Ankarasë. “Ne synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë në një kohë shumë të shkurtër”, tha presidenti.

Gjithashtu lideri turk njoftoi edhe në rrjetet sociale se kishte bërë vaksinën. “Edhe unë u vaksinova”, shkroi ai.

https://twitter.com/RTErdogan/status/1349743472933273601?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1349743472933273601%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpresidenti-erdogan-vaksinohet-kunder-covid-19%2F