AKTUALITET, 14 Janar 2021, 15:38

Ish-kryeministri Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital, probleme serioze me zemrën

Ish-kryeministri Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital, probleme

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi është shtruar urgjentisht në spital në Monte Carlo për shkak të problemeve me zemrën, i tha mjeku i tij personal të enjten agjencisë së lajmeve ANSA të Italisë.

Ish-kryeministri ka shfaqur edhe më parë probleme serioze me zemrën.

Alberto Zangrillo tha se e pa Berlusconin të hënën dhe tha se ai duhej transferuar menjëherë në një spital aty pranë sepse nuk mendoi se ishte e mençur ta sillte në Itali.

84-vjeçari më parë rezultoi pozitiv me Covid 19. Ai drejtoi Italinë si kryeministër në qeveritë e viteve 1994-1995, 2001-2006, 2008-2011.