TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 35-vjeçar, u arrestua nga blutë e Pogradecit pasi ishte marrë informacione nga policia se shpërndante lëndë narkotike të forta në qytet.
Në pranga ra shtetasi me inicialet F. K., 35 vjeç, banues në Pogradec.
“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të forta në qytet është ushtruar kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 2, Pogradec, ku u gjetën 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë gati për shitje dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.