AKTUALITET, 14 Korrik 2021, 11:00

Prangoset në zyrën e Kadastrës juristi/ Prokuroria hetime për një parcelë në zonën e Plepave, ia informacionet paraprake

Prangoset në zyrën e Kadastrës juristi/ Prokuroria hetime


Ka përfunduar sot në prangat e policisë juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.

“News 24” raporton se arrestimi i tij vjen pas një hetimi të Prokurorisë së Durrës për një parcelë prej 200 metra katrorë, në zonën e Plepave.

Organi i akuzës ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.

Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arrestime nga policia.