TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit kanë përfituar bonusin e bebes. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Manastirliu bën të ditur po ashtu se 91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, prej vitit 2019 nga kur nisi programi universal i mbështetjes për çdo të porsalindur.
POSTIMI
“20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë ??
91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, prej vitit 2019, kur nisëm programin universal të mbështetjes së çdo të porsalinduri ♥️ #FëmijëtTëParët”
