TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetas 30-vjeçar u arrestua nga policia italiane për një sërë akuzash. Të enjten, forcat e policisë në Ravenna ndërhynë në shtëpinë e tij pas një mosmarrëveshje të ashpër familjare midis bashkëshortëve.
Pasi qetësia u rivendos, agjentët kontrolluan shtëpinë e të rinjve, duke gjetur dhe sekuestruar 285 gram bruto kokainë, një revolver i kalibrit Smith & Wesson 38, i cili u zbulua se ishte i vjedhur, dhe shuma prej 4,440 euro që konsiderohej se ishin të ardhura nga aktiviteti i tregtimit të drōgës.
Shqiptari mori përsipër posedimin e drōgës dhe armës. Pasi u dërgua në rajonin e policisë, 30-vjeçari u vu nën arrest për shitjen e lëndëve narkōtike, posedimin e paligjshëm të armëve dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Pas formaliteteve ligjore, i riu u dërgua në Burgun e Ravennas.