TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet Samiti i Liderve të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor, për mbështetjen financiare dhe investimet e BE-së. Ndërkohë së fundmi është zbardhur edhe axhenda e plotë nga takimi që pritet të kenë liderët e Ballkanit.
Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave ku fillimisht Rama do të presë kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas Komisionerin Europian për Zgjerimin.
Në takim do jetë e pranishme edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ndërsa Kosova do përfaqësohet me Albin Kurtin.
Ndërsa pritet të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane, takimi do të vazhdojë me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varheli.
Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pademisë.