AKTUALITET, 1 Qershor 2021, 16:38

Plagoset me thikë një 25-vjeçar në qendër të qytetit të Elbasanit, policia arreston autorin

Plagoset me thikë një 25-vjeçar në qendër të

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë të martën pasdite në qendër të qytetit të Elbasanit.

Burimet paraprake thanë se i plagosur ka mbetur shtetasi, Jurgen Veliu, i cili është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Manastirit”, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar, i quajtur Marsel Jevgu, i cili dyshohet se është autori i plagosjes.

Po ashtu, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.