SPORT, 17 Korrik 2021, 13:26

Plas mes Casanos dhe Immobile: “Ai nuk di të luajë futboll…”

Plas mes Casanos dhe Immobile: “Ai nuk di të luajë


“Imobile është  një lojtar që konsiderohet i mirë për  Serinë A , por në të  vërtetë ai nuk di të luaj futboll,” deklaroi Casano pasi theksoi që Italia e fitoi Europianin edhe pa sulmues.

“Kampionët luajnë edhe vetëm, ndërkohë ai shënon vetëm po ta nxjerrin vetëm përpara portës. Nëse i pason topin përpara Lewandowskit, Benzemas apo Lukakut e di që diçka do të bëjnë ndërsa tek Italia nuk ke kujt t’ja hedhësh,” – vazhdon Casano.

Të gjitha këto fjalë sigurisht që nuk i kanë pëlqyer aspak Ciro Imobiles i cili pasi u shpall kampion europe ju përgjigj: “Vazhdoni të flisni, por në karrierën tuaj nuk keni fituar një herë Këpucën e Artë apo një kampionat europian. Vazhdoni flisni unë ndërkohë vazhdojë të fitoj.” është shprehur Immobile