AKTUALITET, 20 Prill 2021, 21:00

Rama: Lista e të dhënave të publikuara nuk është plotësisht e jona, është manipuluar!

Rama: Lista e të dhënave të publikuara nuk është

Kryeministri Edi Rama pranoi të martën në Euronews Albania se lista e të dhënave e publikuar në media është e Partisë Socialiste, por është modifikuar.

Rama tha në një intervistë me Ilva Taren se PS nuk përdor kartat e ID.

Kryeministri përsëriti sërish deklaratën e tij se numri i ID nuk është i rëndësishëm.

Rama u shpreh se sistemin e patronazhimit e përdorin dhe parti të tjera ndërkombëtare. Ai deklaroi se sot, të martën, ai ka parë një listë të tillë të cilën e zotëron PD, të publikuar në Report Tv.

Rama theksoi se PD kishte dhe numra ID në këto të dhëna, ndërsa PS jo.

I pyetur nga gazetarja i komentoi sërish ftesën e tij për kreun e PD Lulzim Basha për bashkëpunim. Rama u shpreh se bëhet fjalë për një bashkëpunim sikurse kanë vendet e tjera europiane. Rama ripërsëriti se Basha nuk është drejtuesi i vërtetë i opozitës.

Rama u shpreh se ftesën ndaj Bashës e bën pasi ndihet i sigurt që PS do të fitojë më 25 prill.

Kreu i PS deklaroi se po përpiqet të japë idenë se pas zgjedhjeve ai do të japë një frymë bashkëpunimi.