AKTUALITET, 1 Qershor 2021, 15:42

Asnjë viktimë dhe 19 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë viktimë dhe 19 raste të reja me koronavirus në

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 19 raste të rreja me koronavirus nga 2733 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nuk është shënuar asnjë viktimë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143. Në total numri i rasteve aktive është 2.043