TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andrea Pirlo i gëzohet trofeut të tij të parë si trajner. Pas triumfit në Superkupën e Italisë, trajneri i bardhezinjëve foli me superlativa për skuadrën e tij, duke nënvizuar se është më bukur të fitosh si trajner sesa si futbollist.
“Ndjej gëzim të madh, ngritja e trofeut tim të parë si trajner është ndryshe, mendoj edhe më mirë sesa si lojtar, sepse po drejtoj një skuadër kaq të mrekullueshme dhe në një klub historik. Është e mrekullueshme. Është e rrallë që dy skuadra luajnë mirë në një finale, gjëja e rëndësishme është të fitosh. Kur luan me këtë vendosmëri, atëherë fati mund të shkojë në anën tënde. Ne donim të provonim se nuk jemi skuadra e javës së shkuar kundër Interit, kështu që kur luan me këtë grintë, vendosmëri dhe qëndrim, fati vjen në rrugën tënde”.
“Ne jemi dy trajnerë në dy stola të rëndësishëm, është një lloj pune tjetër tani. Më vjen keq për Rinon, por jam i lumtur për veten. Ishim shumë të përqendruar dhe nuk e kishim mundësinë e shakave me njëri-tjetrin sonte”.