SPORT, 18 Janar 2021, 17:55

Befasohet Liga Profesioniste, Edvin Libohova jep dorëheqjen nga posti i kryetarit: Largohem për arsye se…

Befasohet Liga Profesioniste, Edvin Libohova jep dorëheqjen nga posti i


Edvin Libohova nuk do të jetë më President i Ligës Profesioniste të Futbollit. Këtë lajm e ka deklaruar vetë Libohova pas një prononcimi në mikrofonat e “Top Channel”, ku thotë se i ka paraqitur anëtarëve dorëheqjen:

“Për shkak të ritmit dhe angazhimit maksimal që duhet në këto momente për t’u marrë me ligën dhe pamundësisë time për të qenë i angazhuar plotësisht i kam paraqitur anëtarëve dorëheqjen.

Rendësi ka që qeveria i njohu problemet dhe i pranoi, herët a vonë do të bëhet një ligj funksional dhe jo formal.

Ne nuk e kemi në edukatë trasferimin e riskut të shpenzimeve nga klubet tek kompanitë e sigurimit, një shpenzim, ekstra që duhet të mësohemi pasi deri dje këto shpenzime i mbulonte shteti ndërsa sot janë një kosto ekstra për ta.”, përfundoi Edvin Libohova.