TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas pezullimit të Mynyr Konit nga posti i Rektorit të Universitetit të Tiranës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka komanduar Bernard Dostin përkohësisht në këtë detyrë.
Dosti, aktualisht zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.
Urdhri i ministres së Arsimit, Besa Shahini, 12 prill 2019
Koni u pezullua nga Shahini më 12 prill, për shkak “të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës”, ndërsa ka kërkuar edhe shkarkimin e tij nga Presidenti Ilir Meta.